U tha se është larguar nga Shqipëria, Ilir Meta fotografohet duke pirë kafe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit po qarkullon lajmi se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar nga Shqipëria, për shkak të frikës së një arrestimi të mundshëm nga SPAK.

Por, mesa duket Meta ndodhet në Tiranë dhe është fotogafuar paraditen e kësaj të diele në një nga kafet e kryeqytetit. Në një foto të siguruar nga “Report Tv”, ish-presidenti shihet teksa është duke konsumuar një kafe, në këtë ditë pushimi.

Ilir Meta në një lokal në Tiranë
Ilir Meta në një lokal në Tiranë

Kujtojmë se i pari që hodhi pretendimet se kreu i PL, Ilir Meta, është larguar nga Shqipëria ka qenë analisti Plator Nesturi. Në emisionin  “Spotlight” ai tha se Meta nuk ndodhet në Shqipëri, mendim i cili u ndoq më pas edhe nga kolegu i tij Arjan Curri i cili tha se brenda shumë pak ditëve do të jepet një masë shtrënguese duke shtuar se ish-presidenti po mendon se si të përballet me situatën.

Pas këtij lajmi i cili qarkulloi me shpejtësi në media dhe u diskutua gjerë e gjatë në studiot televizive erdhi dhe reagimi i Partisë së Lirisë. Ishte Elona Guri ajo e cila tha se raportet mediatike janë të pavërteta dhe “eksitim i Rilindjes”, si një përpjekje e dëshpëruar dhe qesharake për të mbuluar aferat dhe përgjegjësitë e tyre.

Eksitimi i Rilindjes me Fake Neës është një përpjekje e dëshpëruar dhe qesharake për të mbuluar aferat dhe përgjegjësitë e tyre direkte, prej të cilave nuk shpëtojnë dot. Mali i dokumenteve, fakteve dhe provave, nuk zhbëhen dot me asnjë lloj shashke apo gënjeshtre”, tha Guri.

Theksojmë se ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur muaj më parë për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe ka dëshmuar për disa orë. Hetimet, sipas atyre që kanë rrjedhur në media, lidhen me një lobim jashtë vendit dhe çështjen ÇEZ-DIA./   S.M

Të fundit

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

Lajme të tjera

Web TV