Kumbaro: Në nëntor hapen aplikimet për stacionet e plazheve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mblodhi Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik për të renditur prioritetet për vitin 2024 si dhe për të diskutuar zgjidhje të disa problematikave të hasura gjatë këtij sezoni.

Një prej detyrave kryesore të këtij takimi ishte miratimi i stacioneve të plazhit për vitin që vjen, aplikimet për të cilat nisin në nëntor.

Ministrja Kumbaro përveç zonave bregdetare dhe bregliqenore, përmendi edhe vijën bregujore të liqenit të Komanit dhe plazhin e lumit të Shalës që kërkojnë konceptime të reja të rregullave për sa i përket organizimit të plazheve.

“Kemi mbërritur më në fund në përpunimin e hartave të plazheve të miratuara nga bashkitë. Duam që me këtë vendim që do të marrim komitet t’i hapim rrugë hapit tjetër që vjen më pas: përgatitjes digjitale dhe hedhjen në sistemin e aplikimit online të stacioneve të plazhit që janë të destinuara për t’u menaxhuar nga subjektet private”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke theksuar se ndarjen e parcelave e të plazheve e bëjnë bashkitë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja sqaroi se brenda javës së parë të nëntorit do të jetë e hapur platforma e aplikimit me të gjitha kategoritë.

Ndër të tjera, ministrja Kumbaro theksoi me rëndësi përforcimin e instrumenteve të komunikimit të administratorëve të plazheve me publikun.

“E kemi theksuar me rëndësi të veçantë që të shtohet paketa e shenjave shpjeguese në territor si një mjet kontrolli, edukimi, informacioni, por edhe si mjet parandalimi për çdo lloj problematike që nga ruajtja e mjedisit deri tek masat e sigurisë si shpjegimi i shenjave të ruajtjes së jetës që kanë të bëjnë jo vetëm me prezencën e vrojtuesit”, shpjegoi ministrja e Turizmit.

Lexo edhe :  Tom Doshi, i ashpër me kryebashkiakun Benet Beci: Bën punën e PD në bashki

Ministrja Kumbaro gjithashtu bëri me dije gjatë kësaj mbledhjeje se ligji i ri për turizmin ka kaluar për konsultim publik, si dhe po përgatitet strategjia e re për Turizmin në bashkëpunim me Kooperacionin Gjerman në Shqipëri, GIZ.

Gjithashtu Kumbaro njoftoi bashkëpunimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një instrumenti statistikor për vjeljen e të dhënave në turizëm, SAT-Satellite Account of Tourism.

Së fundi, ministrja Kumbaro foli për pastërtinë në bregdet duke sqaruar se për shkak të flukseve të larta të vizitorëve, për vitin që vjen, qeveria ka vendosur që t’i bashkëngjisë edhe bashkitë e Shkodrës e Lezhës operacionit “Plazhe të pastra” nën menaxhimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

( S.M )

 

Të fundit

Kasollja shkrumbohet nga flakët, një mrekulli shpëton familjen nga Puka

Një ngjarje e rëndë për familjen në fshatin Mesul të Pukës është regjistruar mesditën e sotme. Një zjarr i...

Njihuni me George Simionin, fituesin nacionalist në zgjedhjet e Rumanisë

Kandidati i djathtë George Simion doli si fitues i qartë të dielën, teksa rumunët votuan në një proces presidencial që u ndoq me vëmendje...

Malësi e Madhe, goditi me mjet prerës vëllain, arrestohet 73-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti me...

Studimi/ Në cilën moshë arrin trupi performancë më të mirë atletike?

Zakonisht, gjendja maksimale atletike arrihet rreth moshës 27 vjeç, kur vërehet ekuilibri më i madh midis forcës, shpejtësisë dhe përvojës . Kjo është sipas një studimi...

Për herë të parë në 10 vjet, ulet papunësia! Arsyeja është emigracioni

Për herë të parë në 10 vjet, niveli i papunesisë në rang kombëtar e veçanërisht mes të rinjve ka shënuar rënie, një lajm i...

Lajme të tjera

Web TV