“Nëntori vjen me tipare tipike të vjeshtës”/ Si pritet të jetë moti këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntori do të vijë me tipare tipike të vjeshtës, me temperatura më të freskëta dhe me reshje shiu. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të dielën e kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme që do të sjellin vranësira, lagështirë të lartë dhe reshje shiu.

Lajda Porja: Vetëm dita e sotme do të jetë kështu, vetëm sot do të jenë vranësira të lehta, një ditë e ngrohtë, temperatura 25 apo 26 gradë. Duke filluar që nga nesër, rreth orës së mesditës, 12 apo 1, fillojnë reshjet e para në veri, veri-perëndim. Ndërkohë pritet që reshjet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, që nga e marta dhe deri të dielën, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjellë vranësira, lagështirë të lartë, reshje shiu.

Megjithatë, reshje të denduara shiu do të ketë dita e premte, e shtunë dhe e dielë, ku do të ketë herë pas here shira me intensitet të lartë. Do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore. Jugu, do të marrë reshje më të pakëta, megjithatë, pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më keq se e para. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë prezencë të reshjeve, por nuk do të jenë problematike.

Parashikohet që nga dita e nesërme, do të ketë rënie të temperaturave, por jo shumë e ndjeshme. E mërkura sjell rënie të temperaturave, duke bërë që nga e mërkura e deri ditën e dielë të ketë rënie të tyre, rreth vlerës jo më shumë se 20 gradë.

Nëntori do të futet me tipare tipike të vjeshtës, me reshje, do të jetë freskët dhe mbeten prezente reshjet pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet që problematike të jenë stuhitë e erës, duke filluar që nga dita e enjte, përfshirë edhe fundjavën, mbetet që një erë që do të jetë e fortë duke sjellë dallgëzim dhe probleme në trafikun detar.

Të fundit

Meta kërkon lirinë/ GJKKO cakton seancën për ish presidentin më 20 qershor

Gjykata e Posaçme cakton datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish presidentin e vendit Ilir Meta, i...

Vlasov Sulaj çon “Epos”-in e Skënderbeut në Miçigan

Nga Leonard Veizi Eposi i Skënderbeut, me kalë, përkrenare dhe shpatë të rëndë luftëtari, udhëtoi me një avion “Boeing” për të kaluar oqeanin. Nuk u...

Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i...

Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se asnjë vend...

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë edhe turizmit

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9%...

Lajme të tjera

Web TV