Planet e pensionit, ja vendet që kryesojnë listën e skemave më të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimi në vende të largëta, dhe hobi të reja mund të jenë disa nga aktivitetet që njerëzit do të dëshironin të bënin pasi dalin në pension.

Megjithatë, shumë shpesh, pensionistët nuk kanë burime për të mbështetur veten, e jo më të përmbushin dëshirat e tyre. Shqetësimet e vazhdueshme ekonomike, si inflacioni më i lartë dhe normat e interesit, shtojnë problemet për këta individë.

Holanda, shënoi nivelet të lartat në një renditje të fundit, e ndjekur nga Islanda, Danimarka dhe Izraeli. Këto vende kanë disa nga sistemet më të forta të pensioneve, sipas Indeksit Global të Pensionit nga Instituti CFA për vitin 2023.

Ndërsa nota për SHBA-në ishte ‘C+’, duke e vendosur vendin në vendin e 22-të në listë. Në fakt, sipas CNBC, vende si Kazakistani, Kolumbia, Franca dhe Spanja morën të njëjtën notë.

Ka “disa tipare të mira” në sistemet e tyre të pensioneve, por gjithashtu “risqe” dhe “mangësi” që mund të ndikojnë në efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë nëse nuk trajtohen, thuhet në sondazh.

Analiza bazohet në më shumë se 50 faktorë, duke filluar nga mbështetja dhe përfitimet e qeverisë tek zhvillimi ekonomik lokal e deri te lehtësitë dhe komunikimi.

Në raport janë vlerësuar gjithsej 47 skema të ndryshme pensionesh. Ata të gjithë funksionojnë në rrethana dhe kontekste të ndryshme dhe disa të dhëna mund të jenë të vështira për t’u krahasuar, vë në dukje raporti, kështu që sistemet me rezultate paksa të ndryshme shpesh janë të barabarta./   S.M

Të fundit

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Lajme të tjera

Web TV