Zbardhen skenarët, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenaret e seancës së sotme parlamentare të çojnë të gjitha në një drejtim, në tensione. Kuvendi pritet të nisë punimet për seancën e sotme në orën 17:00.

Por për këtë seancë, 23 deputetët e opozitës, janë ndaluar të jenë pjesë, pas masës disiplinore përjashtim për pjesëmarrje në komisione dhe në seancë plenare fillon që më 20 tetor deri më 30 tetor 2023.

Por kjo masë, nuk dihet a do të zbatohet nga deputetët të cilët janë shprehur se do të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar së bashku në seancë.

“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00!” shkruhej në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të Rithemelimit.

Nuk dihet nëse garda do t’i lejojë apo jo deputetët të hyjnë sot në seancë, ndërsa skenari më i mundshëm, është që të ata të mos lejohen të marrin pjesë./   S.M

Të fundit

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt...

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Itali për shkak të vapës. Mediat italiane bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte në makinë...

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të...

Lajme të tjera

Web TV