Sherri te Kepi i Rodonit/ Zbardhet dëshmia e Frrokut: Na sulmuan…

Ish-deputeti Mark Frroku është shprehur para prokurorëve për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit, se është kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.

Sipas ish-deputetit gjatë rrethimit të pronës janë sulmuar nga një grup fshatarësh, të pretendojnë se toka është e tyre. Ai mohoi të shtëna me armë, por theksoi se ka pasur dhunë.

“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës. Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona. Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur.

Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie.

Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës sidhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”, është shprehur ish-deputeti. /   S.M