Dy godina të reja te lagjja “5 Maji”/Veliaj:Qëllimi ynë, të krijojmë Tiranën policentrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e dy godinave, për të cilat tha se qëllimi i lagjeve të reja, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti, është krijimi i një ekosistemi ekonomik dhe shërbimesh.

“Në lagjen ‘5 Maji’ kemi ardhur zakonisht për të inspektuar pallatet e reja, ku po strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Janë edhe 70 familje të fundit, të cilat do të strehohen në pallatet që po mbarojnë në sfond.

Vizioni i Kryeministrit ka qenë të mos ndërtojmë lagje vetëm për njerëzit që humbën shtëpitë prej tërmetit, por të sigurohemi që këtu ka edhe mjedise pune. Godina që shikoni, në formë gjysmë elipsi, është një godinë e përcaktuar për institucione publike.

Duke sjellë mbi 1000 punonjës zyrtarë, sjellim edhe ekonomi për zonën, sjellin punësim, shërbime mbështetëse. Pra, krijohet një ekosistem ekonomik rreth kësaj zone”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se qeveria dhe bashkia, duke sjellë institucionet publike këtu, japin garanci për vëmendje ndaj zonës, që banorët të kenë gjithë lehtësirat e nevojshme pranë.

“Qeveria dhe bashkia duke sjellë institucionet këtu, japin garanci për vëmendje ndaj zonës. Kështu kemi krijuar një lagje tipike të Tiranës, ku jeta nuk mbyllet pas punës, por qyteti bashkëjeton me ritmin 24/7”, u shpreh ai.

Veliaj falenderoi banorët që janë treguar bashkëpunues sa i përket projektit të Unazës së Madhe. “Më vjen mirë që në Njësinë 4, aty ku kalon një pjesë e gjurmës së Unazës, kemi pasur 100% bashkëpunim nga banorët.

Lexo edhe :  Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

E vlerësoj faktin se edhe ata i janë bindur thirrjes. Kemi edhe pak shtëpi të fundit në Njësinë 1, ndoshta edhe në Njësinë 3. Në momentin që kemi bashkëpunim aty, edhe tek Njësia 11, sigurohemi që ecën shumë më shpejt puna edhe për Unazën. Kush ka kaluar në anën lindore të Unazës ia ka parë hajrin.

Është rritur vlera e tokës, e pronës, ka filluar zhvillimi, ndaj është vetëm çështje kohe sa të mbrojë Unaza këtu. ARRSH-ja po ecën shumë shpejt. Në momentin që mbarojmë me Unazën, edhe kjo lagje nuk do ketë nevojën të përdorë rrugën ‘5 Maji’ ose rrugën dytësore, e të shtojë trafikun në Tiranë. Këtu mbrapa kap Unazën dhe del në çdo cep të Tiranës”, tha ai.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri.

Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore./   S.M

Të fundit

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet...

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Lajme të tjera

Web TV