Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë ditën e djeshme veriun e vendit, teksa sot Kukësi është zgjuar me mjegull të dendur.
Për shkak të dendësisë së lartë, mjegulla ka zvogëluar fushë-pamjen dhe për pasojë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.
Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.
Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësinë e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.
Gjatë muajve nëntor, dhjetor e janar në Kukës moti karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës. / S.M