“Mund të sjellë edhe 300 forca të Gardës”/ Bardhi tregon skenarin për seancën e së enjtes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi parashtroi edhe një herë kërkesat e opozitës ndaj mazhorancës.

“Dua të përsëris edhe një herë kërkesat minimale.

Së pari të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënien e qeverisë.

Së dyti, ka të bëjë me përmbushjen e një detyrimi nga disa raporte të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Opozita e ka shpallur prioritet.

Ne kemi bërë propozime konkrete për anëtarët e komisionit dhe mazhoranca duhet të respektojë vendimin tonë. Së treti, ka të bëjë me një tallje të vazhdueshme që kryetarja e Parlamentit me urdhër të Edi Ramës bën me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Është kthyer në një manekin në shërbim të Edi Ramës. Kanë sjellë sot 100 forca të Gardës së Republikës, mund të sjellin 300 herën tjetër. Nëse ky është Parlamenti i një vendi anëtar të NATO-s që mbushet me punonjës të Gardës”, theksoi

Bardhi u pyet edhe për denoncimin në SPAK të kolegut Bledion Nallbati. “Ne e kemi denoncuar Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës dhe ditët e tjera do të ketë denoncime të tjera”, sqaroi ai Bardhi.

 

 

“I kam informuar ambasadorët dhe një pjesë prej tyre i kam takuar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se edhe në seancën e së enjtes, deputetët e opozitës do të marrin pjesë dhe nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës./   S.M

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV