Rama pjesë në ekspozitën e Bujar Lucës: Njihemi që nga koha e Akademisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qene pjesëmarrës çeljen e ekspozitës së Bujar Lucës, “Të prekësh të padukshmen” në ambientet e Kryeministrisë në COD.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar se me piktorin kane qene miq të vjetër që nga koha e Akademisë së Arteve.

Ndër të tjera, ai ka  thënë se që në atë kohë, Luca ishte shumë i lidhur pas Francës dhe kjo vihet re dhe te punimet e tij. Madje, Rama ka kujtuar dhe një moment kur kryredaktori i një reviste të njohur të artit, i kushtoi një reportazh krijimeve të kryeministrit dhe Lucës shumë vite më parë.

“Më vjen shumë mirë që sot këtu jemi së bashku për këtë ekspozitë retrospektive të Bujarit. Është një ide e cila në të vërtetë lindi kur ishim së bashku në Paris dhe Bujari e priti me kënaqësi ftesën që konsideronte mundësinë e një ekspozite të tillë. Por unë nuk e kisha menduar që do të sillte këtu punë nga e gjithë trajektorja e tij dhe faktikisht në sallën e vogël gjenden punët e bëra shumë vite më parë kur Bujari krijonte në shtëpinë e tij të vjetër tironse me puse, aty ku dhe patëm mundësinë të takoheshim përpara rënies së diktaturës. Gjatë një vizite të parë që një delegacion i huaj bëri në Akademinë e Arteve, pjesë e të cilit ishte dhe botuesi dhe kryeredaktori i revistës së njohur të artit, i cili i kushtoi një reportazh të tërë krijimeve tona të asaj kohe dhe u bë pika e parë e kontaktit me botën e artit përtej mureve që ne zhvillonim aktivitetin tonë. Pastaj Bujari zgjodhi të ikte. Mua më kujtohej që përpara se të hapeshin rrugët për t’u larguar, Bujari ishte shumë i lidhur pas Francës, pas impresionistëve, postimpresionistëve dhe kjo vihet re dhe te punët që janë në sallë nga ajo kohë”, tha Rama./I.S

Të fundit

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për...

Trajneri i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar. Dhe për këtë ka kryer...

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë,...

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

Lajme të tjera

Web TV