Vuçiç shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.

“Ju uroj zgjedhje të gëzuara, jetojmë në kohë të vështirë për të gjithë botën, në një kohë sfidash globale, luftërash dhe konfliktesh. Në një kohë në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për të ruajtur interesat jetike të Republikës së Serbisë, në një kohë në të cilën do të jemi nën presion të madh si për shkak të marrëdhënieve me Kosovën ashtu edhe për çështje të tjera rajonale dhe botërore”, tha presidenti i Serbisë.

Siç shtoi ai, është shumë e rëndësishme për Serbinë të ruajë paqen dhe stabilitetin, por edhe të ruajë kohezionin e brendshëm, “të tregojë gjithë demokracinë”.

“Unë do të thosha se kjo fushatë është një mundësi për t’u prezantuar qytetarëve në mënyrë të qytetëruar ide të ndryshme, programe të ndryshme, politika të ndryshme që duhet të konkurrojnë, por që kurrë dhe për asnjë moment nuk do të kërcënojnë interesat tona jetike, shtetërore, kombëtare dhe popullore”, shtoi Vuçiç.

“Dëshiroj që të gjitha këto ta bëjnë në mënyrë demokratike dhe civilizuese dhe për qytetarët e Serbisë është e rëndësishme që të fitojnë më të mirët, të fitojnë programet dhe idetë më të mira. Jam i bindur se me këto zgjedhje po e forcojmë demokracinë në vendin tonë. Serbia dhe në të njëjtën kohë sigurimi i një rruge të sigurt drejt së ardhmes për fëmijët tanë dhe vendin tonë, Rroftë Serbia”, tha Vuçiç./e.t

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV