Bëhuni gati! Dua Lipa paralajmëron këngën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa po rikthehet me këngë të re. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se “Hudini” publikohet të dielën, 9 nëntor, në orën 18:00.

“Houdini” vjen pas “Dance the night”, kolonës zanore të filmit “Barbie” të Greta Gerwig. Albumi i fundit i artistes mbetet “Future Nostalgia”, që u publikua në vitin 2020, i cili po ashtu fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë pop’ në 2021.

Lipa po ashtu do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.

Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill. Argylle është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e publikimit nuk është konfirmuar.

Sipas THR, filmi do të ndjekë spiunin më të madh në botë ndërsa ai udhëton nëpër botë dhe do të jetë filmi i parë i një ekskluziviteti në vazhdim.

Ndërkaq, në podcast-in e saj ‘At Your Service’, ylli i muzikës pop zbuloi disa detaje rreth jetës së saj intime, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit. Disa muaj më parë Dua zyrtarizoi romancën me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora./  S.M

Të fundit

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV