Ndëshkim kush nuk lëshon faturë/ Paketa Fiskale 2024, 50 mijë lekë gjobë për kuponin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore kur shesin mallra apo kur furnizohen me mallra në rastet ku janë subjekte të “vetëfaturimit” do të gjobiten me 500 mijë lekë në rast se gjenden dy herë në shkelje brenda vitit.

Ky trefishim i gjobës është i parashikuar në ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore dhe është pjesë e paketës fiskale për vitin 2024.

“Gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi, gjobë 100 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi me TVSH-në, gjobë 500 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ”, thuhet në projektligj.

Ministria e Financave thotë se shkak për këto ndryshime është bërë ruajtjen e proporcionalitetit të dënimeve në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për mos-lëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese, nga tatimpaguesi.

Në ligjin aktual gjoba për këtë shkelje për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin koperativ është në vlerën 150 mijë lekë.

Po ashtu të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore në shkeljen e parë kanë masa penaliteti nga 25 deri në 75 mijë lekë, në varësi të madhësisë së biznesit./   S.M

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV