Moti bën kthesë sot e nesër, por mesjava nuk fal: Rrebeshe e rrufe nga veriu në jug

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikani Hakil Osmani ka folur, duke bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme, të dielën dhe javën që vjen.

Ai tha se reshjet e shiut vijojnë edhe sot thuajse në të gjithë territorin, por në një pjesë të vendit kanë rënë, dhe orët vijuese do të sjellin largim gradual të vranësirave.

Në orët e mbrëmjes do kenë më pak reshjet, ndërsa ultësira perëndimore ka pasur më shumë reshje shiu dhe rrebeshe. Përmirësimi do të vijojë edhe gjatë paradites së ditës së diel.

Në zonat veriore shi do të ketë edhe gjatë paradites, por të pakta. Pjesa e dytë e ditës së nesërme do të ketë shi në të gjithë vendin.

Parametri i erës do të jetë problematik ditën e nesërme, nga orët e para të mëngjesit deri në orën 16:00.

Në javën e ardhme do të kemi një mot më të qëndrueshëm, përjashtim bëhet në zonën veriore, por dita e mërkurë ka sinjale se do të ketë sërish vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.

Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e diel. Fillim java do të sjellë një tjetër rritje, dhe maksimumi të ngjitet në 23 gradë, por e mërkura do të sjellë rënie te temperaturës./ S.M

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV