Moti i keq, Balluku: Të gjitha strukturat në terren për zgjidhjen e problematikave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme.

Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë raportuar disa problematika, ndërkohë që të gjitha strukturat nën varësinë e kësaj ministrie ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika.

“Aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100 punonjës të OSSH. Në të gjitha linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk ka pasur asnjë avari apo ndërprerje të energjisë. Në kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por të cilat janë të menaxhueshme”, shkruan Balluku në Facebook.

Përsa i përket akseve rrugore, sipas Ballukut, “në rajonin Verior ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona të segmenteve Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë- Theth, Kukës- Shishtavec, Vau Dejës- Pukë, Bajram Curri- Valbonë, Qafë Mali Fierzë Ura e Fanit- Kryqëzim Hadroj, Bujan – Qafë Morinë, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme dhe në këto segmente qarkullohet normalisht. Në rajonin Qendror problem është krijuar vetëm tek zona “Shkëmbi Kavajës” ku ka pasur prani uji në korsinë e djathtë. Qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Elbasan- Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh të cilat janë pastruar gjatë natës dhe qarkullimi tani vijon normalisht ashtu si dhe në rajonin Jugor, në aksin Përmet- Çarshovë. E njëjta situate edhe në zonat Zëmblak- Dogana Goricë, në zonën e Muzinës, Levan -Damës dhe Damës – Tepelenë. Korçë – Voskopojë, Berat- Çorovodë, Ura e Gjormit- Ura e Laskos, Podgorie – Liqenas, ku pas pastrimit të rrugëve qarkullimi kryhet pa problematika.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Përsa i përket furnizimit me ujë ku në disa zona u shfaqën probleme për shkak të ndërprejes së energjisë elektrike; në rajonin UK Elbasan, bashkia Peqin, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka pasur stakim në stacionet e pompimit. Në rajonin UK Korçë, bashkia Maliq, u rikthye energjia elektrike dhe stacionet e pompimit janë në punë, në rajonin UK Gjirokastër, aktualisht shfaqen probleme furnizimi në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë për shkak të dëmtimit të tubit të furnizimit për depot e këtyre dy fshatrave. Po ashtu në rajonin UK Pogradec, gjatë natës ka pasur ndërprerje të shërbimit në fshatin Gurras dhe Zervaskë, pasi po kryhen punime tek stacioni i pompimit Gurras.

Në rajonin UK Durrës dhe Lezhë, ka pasur reshje të dendura shiu duke ngarkuar infrastrukturën e kanalizimeve, por situata është kthyer në normalitet.
Në Portin e Durrësit nuk janë shfaqur problematika si dhe nuk ka pasur pezullim të operacioneve portuale. Tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara. Edhe në Portin e Vlorës nuk janë raportuar problematika. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit deri më tani nuk raportohen problematika /O.S

Të fundit

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti,...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Lajme të tjera

Web TV