Pse ekonomia e fortë shkakton një monedhë të fortë dhe pse ekonomia jonë jo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Gjokutaj

 

Teoria dhe praktika ndërkombëtare na tregon se: Në terma afatshkurtër

-Nëse një ekonomi përjeton ritme relativisht të larta të rritjes ekonomike, atëherë ekonomia ka të ngjarë të shohë rritje të normave të interesit ndërsa Banka Qendrore i përgjigjet rritjes më të lartë dhe presioneve potenciale inflacioniste duke vendosur norma interesi.

Këto norma më të larta interesi çojnë në “flukse të nxehta parash”, ku të huajt dëshirojnë të kursejnë për të përfituar nga kthimet më të mira. Kjo shkakton një mbiçmim të kursit të këmbimit.

Në terma afatgjatë

Nëse performanca e fortë ekonomike, ndikon një nivel të lartë të investimeve dhe rritje të shpejtë të produktivitetit dhe konkurrencës, atëherë ekonomia ka hyrë në një stad të ri zhvillimi.

Për shkak të rritjes së produktivitetit, eksportet bëhen gjithnjë e më konkurruese në tregun rajonal dhe më gjerë. Kjo do të thotë se kërkesa për eksportet rritet më shumë se më përpara.

E gjithë kjo situatë ekonomike shkakton një vlerësim të qëndrueshëm të lekut. Vendet me një histori të fortë të rritjes ekonomike, stabilitet politik dhe një monedhë të qëndrueshme do të tërheqin investitorët që dëshirojnë të përfitojnë nga stabiliteti në ekonomi.

Praktika shqiptare na prezanton se: ekonomia shqiptare sipas këtyre normave duhet të ishte tashmë e karakterizuar nga rritje e lartë ekonomike[1], inflacion i ulët dhe një mbiçmim i qëndrueshëm i Lekut edhe nga tërheqje e investitorëve më shumë se përpara.

Në rastin e situatës së ekonomisë shqiptare, duket se investitorët (individë dhe biznese të caktuara) janë më të gatshëm të kursejnë në depozita në euro dhe dollarë se sa në lekë[2], në vend që të investojnë, sepse tradicionalisht këto monedha e ruajnë mirë vlerën e tyre në kohë, për shkak të performancës ekonomike relativisht të fortë dhe të qëndrueshme të ekonomive kryesore europiane.

Ndërkohë, ekonomia shqiptare me një histori dhe trashëgimi të performancës ekonomike të dobët (rritje e ulët dhe e paqëndrueshme, normë inflacioni e fshehur), ku besimi te ekonomia është i dobët, shihet se nuk ruan besimin publik për të investuar te Leku i forcuar.

Lexo edhe :  Analiza/ Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Kriza e kursit të këmbimit e parë në kontekstin e një rënie të eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, të mineraleve dhe lëndëve djegëse, si dhe të konfeksioneve[3], po bën që investitorët të këmbejnë më shumë euro se sa më përpara duke rritur ofertën e saj në treg pasi me vlerën më të ulët të këmbimit të saj me lekun nuk arrihen të përballohen shpenzimet korente dhe ato për lëndë të para për prodhim.

Kjo ndikon në dobësimin e eksporteve, por edhe në rast se ka zgjatje të këtij regjimi këmbimi edhe një vendim të disa prej eksportuesve për tu zhvendosur në vendet përreth me kurs fiks këmbimi, me një drejtësi tatimore më të mirë dhe me një administratë më pak të korruptuar.

Sipas perceptimit të biznesit rreth ekonomisë dhe politikave fiskale e monetare duket se ka shumë më tepër gjasa që Leku të jetë i paqëndrueshëm në të ardhmen, pasi informaliteti dhe ekonomia me hope, si dhe ende e padiversifikuar për tu mbrojtur nga goditjet e jashtme dhe të brendshme ndikon shumë më shumë te vendimi i biznesit dhe individi, sesa forcimi ekonomik sezonal (turizmi) apo sektoral (infrastruktura dhe pasuritë e paluajtshme).

Për shembull, një përhapje e konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, apo konflikte të ngjashme në rajonin tonë të vogël ndikojnë direkt në aktivitetet që lidhen me industrinë e turizmit duke humbur me këtë rast rritjen ekonomike, njësoj si ndodhi në Mal të Zi (ekonomi e varur kryesisht nga turizmi) në periudhën e pandemisë.

Ndërkohë, duke patur një ofertë më të madhe të euros dhe dollarit nga një numër më i lartë vizitorësh të huaj, si dhe hyrjet e monedhave të forta në treg nga burime informale pritet që në 2024 (nëse këta faktorë afatshkurtër dhe afatgjatë nuk ndryshojnë) ekonomia shqiptare të mos jetë më e fortë se në 2023, madje edhe mund të qëndrojë në vendnumëro.

Të fundit

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Si u caktua Dita e Verës pushim, ‘strategjia’ e Nanos për t’i prishur protestat Berishës

14 marsi prej vitesh është kthyer në një festë kombëtare. Por Ylli Manjani, thotë se prapa shpalljes si festë zyrtare të kësaj dite, ka një...

“Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dashuria: Jeni të pasionuar dhe plot energji! Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të habitet nga guximi...

“Mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi të ikë”/Berisha: Dash Sula ka kohë të mendohet

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga koalicioni. Lideri i opozitës u shpreh se Sula bëri...

Lajme të tjera

Web TV