La Amerikën për të investuar në Shqipëri, fermerit i ndodh e papritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 20 vitesh në emigrim në Amerikë, vendosi të kthehej në Shqipëri për të investuar në Shllak, në vendin e të parëve të tij.

Ky është Nikolin Shqau i cili në vitet ‘90 emigroi si një pjesë e shqiptarëve në Amerikë.

“Kam jetuar prej 20 vitesh në Amerikë dhe kam investuar këtu të gjithë të ardhurat e mia që kam fituar gjatë jetës teme. I kam investuar në Shllak. Këtu kam ndërtuar një stallë me lopë dhe viça”.

Prej 3 vitesh po ndërton në këtë zonë një fermë, e cila më pas do të shërbejë për të pritur turistë të shumtë dhe për të zhvilluar të gjithë zonën, por mungesa e energjisë elektrike, po e bën këtë investim pothuajse të pamundur .

“Mund të jenë individë që nuk e duan zhvillimin e zonës pasi unë jam që Shllaku të njihet jo vetëm për hashash, por dhe për agroturizën dhe turizëm.

Ne nuk kemi dritë elektrike. Në fakt në kohën e Enver Hoxhës kanë qenë dritat por gjatë revolucionit që ndodhi në 97’ në Shqipëri, dritat u hoqën dhe njerëzit ikën prej zonës. Kanë hequr shtyllat”, tha ai.

Pasi u interesua pranë OSHEE, përgjigjja që ju dha fermerit ishte “ të shkelë“ ligjin.

“Kam shkuar te OSHEE dhe i kam kërkuar për të vendos dritat dhe ata më kanë thënë “ bani vetë” sepse në hartë është e regjistruar që ju i keni dritat atje

Unë mendoj se ata kërkojnë lekë.  Unë ngaqë nuk i paguaj bashkisë kërkujt në mënyrë absolute ata më thonë “shko lidhi dritat vetë”. Unë jam biznes nuk kam si t’i lidh dritat vetë pasi po shkova dhe i lidha dritat vetë në mënyrë ilegale, mua më penalizojnë si biznes.”- tha ai.

Lexo edhe :  Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Pavarësisht këtyre vështirësive, fermeri po vijon punën për të ndërtuar fermën e tij me shpresën se një ditë shteti do të vendos të zhvillojë elementet më bazik të jetës në Shllak, rrugën dhe energjinë elektrike./   S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV