Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shumë patate të skuqura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patatete e skuqura janë për hir të të vërtetës, një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve.

Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin.

Kjo ndodh sidomos nëse konsumohen rregullisht dhe me tepricë, gjë që ndodh rëndom në vendin tonë.

Problemi me patatet e skuqura është se në kushtet e shtëpisë, amvisat kujdesen gjithmonë të ndërrojnë vajin e skuqjes.

Nëpër restorante nga ana tjetër, konsumatori nuk e ka kurrë të sigurtë sa i vjetëruar është vaji për skuqjen e patateve.

Përveç vajit, rëndësi ka edhe sasia e patateve që konsumoni në ditë, pasi si për gjithçka sasia e tepërt nuk është asnjëherë e rekomandueshme.

Në këtë artikull do të mësoni çfarë ndodh në trupin tuaj nëse e teproni me patatet e skuqura.

Mbipesha

Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara.

Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën.

Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë.

Sëmundjet e Zemrës Dhe Diabeti i Tipit 2

Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrna trans të pashëndetshme.

Konsumi i tyre rrit nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës por edhe diabetit të tipit 2, duke rrezikuar kështu jetën.

Sëmundjet e Veshkave

Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë. Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut.

Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.

Truri

Substancat që aktivizohen gjatë skuqjes së patateve janë shumë të dëmshme për trurin.

Ekspertët thonë se ekspozimi kronik ndaj tyre dëmton qelizat e nervave të trurit dhe nxit sëmundjet që degjenerojnë funksionet e tij./   S.M

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV