Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 NGA LUTFI DERVISHI

Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji të Kryeministrit Rama në Itali u shua. Delegacioni shqiptar në përbërje të të cilit ishin dhe ministri i jashtëm, i brendshëm dhe ai i mbrotjes kthehen në Tiranë me një sihariq të madh për publikun italian: në plazhin e Shëngjinit do të trajtohen emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të shkojnë në Itali.

Emigracioni i paligjshëm- kjo dhimbje koke për qeveritë perëndimore do të ketë tani përballë hiç më pak se qeverinë shqiptare që përballet me fenomenin e kundërt: largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ndërkohë që populli shqiptar priste nga kjo vizitë mister në Romë – mbajtjen e një premtimi (që ndodhej në hapat e fundit) për pensionet, tani duhet të jetë i kënaqur që Shqipëria po merr përgjegjësi si të ishte vend anëtar i BE-së.

Sikur të mos mjaftojnë refugjatët afganë, që ende jane në Shëngjin, sikur të mos mjaftonin muxhahedinët në Mzez, tani duhet të merremi me flukset migratore afrikane apo aziatike që shkojnë në Itali.

Dhe flukset mund të arrijnë deri më 36 mijë persona në një muaj!

Dhe ky sihariq i madh paraqitet sikur po i bëhet një nder i veçantë Shqipërisë. Në kushte normale dhe duke parë kush përfiton dhe kush mban barrën, kryeministrja italiane duhet të vinte në Tiranë dhe të nëshkruante, pasi kryeministri shqiptar të kishte njoftuar Parlamentin ose publikun për vendimin për t’u përballur me flukset migratore.

Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë, sidomos pas viteve ‘90, por kjo nuk do të thotë që të shtrish jorganin përtej këmbëve të tua.

Askush nuk garanton që me ngujimin e refugjatëve në Shëngjin nuk do të kemi rikthim të skafeve apo rritje të kriminalitetit në zonë.

Lexo edhe :  Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Arroganca dhe personalizimi i qeverisjes deri më tani shfaqej në Parlament, ndërsa që sot në vendime që kanë pasoja për vendin.

Dhe për çudi lajmi i parë vijon të mbetet: kalimi i kangjellave në godinën e Parlamentit nga deputetët e opozitës dhe jo trajtimi i emigrantëve të paligjshëm të vendeve të treta në Shëngjin.

Ja pra që Meloni (pjepri) e ka bishtin prapa./   S.M

Të fundit

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Temperatura ekstreme në të gjithë vendin, ja 3 qarqet me rrezikshmëri shumë më të lartë

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të...

Lajme të tjera

Web TV