Vangjeli: Grupi parlamentar i PD-së, po sillet si gardë personale e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli tha se grupi parlamentar i PD po sillej si një “gardë personale” e Sali Berishës duke e njësuar fatin e tyre me atë të ish-kryeministrit. Duke komentuar edhe momentin kur Berisha mbajti fjalim nga dritarja, Vangjeli e cilësoi atë si një “klithmë për ndihmë”.

”Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e Berishës. Është njësimi i fatit të një grupi me atë të një individi që tenton ta marrë peng dhe të sillet si Oso Kuka me idenë që të hidhet në erë gjithçka e të mos dorëzohet. Por në këtë rast SPAK është kirurgu.

Më bëri përshtypje pamja e Berishës nga dritarja, njëlloj sikur i ktheu reston Edi Ramës që mendonte se 12 vjet më parë do t’i zinte zyrën.

Ata që flisnin nga dritarja nuk kanë pasur fat të mbarë, është më tepër si klithmë për ndihmë për të dalë që andej, jo thjesht për të hyrë.

Kundërshtarët e Berishës në mënyrë cinike, do t’i kujtojmë se kanë ngelur edhe 6 dritare të tjera për të folur”,-tha analisti./   S,M

Të fundit

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më...

Lajme të tjera

Web TV