Balla: Koha për ndryshime, të rikthejmë shkollimin ‘bachelor’ në Akademinë e Sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare po zhvillohet online pasi deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë.

“Mendoj se ka ardhur momenti që së bashku të bëjmë disa ndryshime sa i përket rekrutimit për Policinë e Shtetit.

Bashkë me ju duhet të rikthejmë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë, pra, menjëherë sapo mbarohet shkolla e mesme, të rinjtë te kenë mundësi të shkollohen me studime “bachelor”.

Në vijim do të përgatitim draft-propozimin, por këtë do e diskutojmë në një diskutojmë në një moment tjetër”, tha Balla.

Pak para fillimit të punës në komisionin për Sigurinë Kombëtare, disa deputetë të opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen në ambientet ku zhvillohen mbledhjet

Për pasojë, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço, njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online /O.S

 

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV