Kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë?! WhatsApp vjen me surpriza!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre.

Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail.

Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve.

Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar që WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti.

Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike. Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në “inbox”.

Rikujtojmë, se WhatsApp ka hedhur për testim një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë.

Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Ndërkaq, Meta, kompania mëmë pas WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm./  S.M

Të fundit

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në...

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe Shqipëria si një histori suksesi. Sipas...

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës,...

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe...

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të...

Lajme të tjera

Web TV