Luljeta Bozo bën deklaratën e fortë: Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të përsëritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, do të përsëritet”. Kështu ka deklaruar inxhinierja dhe deputetja, Luljeta Bozo, në një intervistë ndërsa ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar, pasi është një fenomen i cili ndodh vazhdimisht për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.

“Tërmeti është një dukuri natyrore shumë e frikshme. Njerëzit panikosen aq shumë sa ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme më të mëdha se sa vetë ai.

Tërmeti i 26 nëntorit do të përsëritet, pasi vendi ynë ndodhet në mes të pllakës euro-aziatike me atë afrikane.

Kur këto pllaka lëvizin, çlirohet një energji në formë brutale që është tërmeti. Por që të ndodhë kjo duhet të kalojë kohë, të cilën shkencëtarët janë munduar pak a shumë ta parashikojnë me periudha.

Mendoj që të jemi sa më të sigurt ndaj kësaj dukurie natyrore që as e parashikojmë, as e ndalojmë, duhet nisur nga disa hallka, sikurse edukimi i njerëzve.

Të mësojnë që është një zonë që do ketë vazhdimisht lëkundje sizmike apo që ky fenomen do të ndodhë vazhdimisht”, u shpreh ajo./   S.M

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV