Britania vendos sanksione ndaj dy prodhuesve më të mëdhenj të arit në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania ka sanksionuar 29 persona dhe subjekte në industrinë ruse të arit dhe naftës. Individët dhe entitetet e sanksionuara përfshijnë një rrjet me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që sipas Britaniës janë përgjegjës për dërgimin e më shumë se 300 milionë dollarëve të ardhura nga ari në Rusi

Britania ka sanksionuar 29 persona dhe subjekte në industrinë ruse të arit dhe naftës. Individët dhe entitetet e sanksionuara përfshijnë një rrjet me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që sipas Britaniës janë përgjegjës për dërgimin e më shumë se 300 milionë dollarëve të ardhura nga ari në Rusi.

Britania vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy prodhuesve më të mëdhenj të arit në Rusi, Nord Gold Plc dhe Highland Gold Mining Ltd, si dhe oligarkëve Vladislav Shviblov dhe Konstantin Strukov, raporton Reuters

“Sanksionet do të godasin ata që i kanë ofruar ndihmë Putinit duke e ndihmuar atë të kufizojë ndikimin e sanksioneve tona mbi arin rus dhe naftën ruse, dy burime vendimtare të të ardhurave për makinën ruse të luftës”, tha James Cleverley, sekretari i Jashtëm britanik.

Masat e fundit kanë për qëllim parandalimin e individëve dhe subjekteve që të ndihmojnë Rusinë të shmangë ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, sipas qeverisë britanike  /O.S

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV