FOTO/ Vendi përmbytet për herë të dytë në pak ditë. Uji mbulon Tiranën, Vlorën e Durrësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përmbytjeve të javës së kaluar, reshjet e kësaj të mërkure kanë sjellë të njëjtën situatë problematike në shumë zona të vendit.

Situata u shfaq e rënduar në kryeqytet, ku rrugët u mbuluan nga uji, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët.

Një makth ishte mëngjesi i sotëm për drejtuesit e mjeteve që përveç prezencës së ujit në rrugë u përballën me një trafik kaotik.

Prezencë uji raportohet edhe në disa godina në katet 0.

Problematike situata edhe në Durrës, ku uji mbuloi rrugët dhe trotuaret duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe te “Ura e Dajlanit”.

Uji deportoi edhe brenda qendrës shëndetësore në Sukth. Nuk janë raportuar për problematika në port, megjithatë autoritetet kanë ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

E njëjta panoramë edhe në Vlorë.

Përmbytjet u shfaqën më të rënda në lagjen “1 maji”, “24 maji”, disa zona në qendrën e qytetit, rruga “Transballkanike”, zona e “Albano e Romina”, teksa qytetarë mbetën të bllokuar brenda automjeteve.

Probleme edhe me lundrim, teksa është pezulluar nisja e tragetit Vlorë-Brindizi.

Po ashtu, është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla.

Problematike me përmbytjen e rrugëve situata është shfaqur edhe në Fier, Lezhë dhe zona të tjera.

Në Mirditë, uji ka mbuluar oborret e disa banesave, teksa përroi i Zmejës doli nga shtrati.

Në aksin rrugor Skuraj-Burrel u bllokua rruga në fshatin Shkopet nga një rënie masive gurësh. E njëjta situatë në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Probleme me rënie të gurëve dhe inerteve janë shënuar në të tjera akse në veri të vendit si Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës, Skuraj–Ulëz. Problematika edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

Lexo edhe :  “Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Ndërprerje e energjisë elektrike është raportuar në Kukës, Tropojë, Shkodër dhe Fier.

Sinoptikanët paralajmërojmë vijim të reshjeve deri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure. Pas një ndërprerje gjatë ditës së enjte, pritet rikthimi i të reshjeve dy ditët në vijim. E diela po ashtu parashikohet pa reshje, megjithatë pritet sërish reshje javën e ardhshme./   S.M

Të fundit

Dy gabimet taktike të opozitës që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Eduard Zaloshnja Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e...

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar...

Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht...

Mira Murati sfidon me pagat, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit...

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet...

Lajme të tjera

Web TV