“Nuk mund të përbaltin punën time”/ Rakip Sula del nga SPAK

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka bërë me dije se ka dorëzuar dokumente zyrtare të cilat do t’i gjykojë Prokuroria.

Akuzat ndaj tij i quajti shpifje ndërsa theksoi se çdo qindrakë që është shpenzuar ka qenë për qytetarët.

“Por nuk mund të përbaltin punën titanike që po bëhen në bashkinë e Kamzës. Dorëzova dokumenta zyrtare. I gjykon prokuroia.

Për mua janë shpifje. Qëllimi ishte për të bërë transparencë. Çdo qindarkë shpenzohet për qytetarët e Kamzës”, tha Suli./   S.M