Pafuqia e Berishës për të frikësuar prokurorët dhe gjykatësen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në këto kushte debati publik nuk ka më kuptim, por duhet të shikojmë procesin juridik. Dhe ai po ecën mirë. Sidoqoftë një lëshim mund ti bëhej lidhur me masën e sigurisë për të mos udhëtuar jashtë shtetit. Të lejohet të udhëtoj në SHBA dhe Britaninë e Madhe që t’ia plotësojnë një dëshirë.

Shpërthimi i sotëm i Berishës kundër gjykatëses së çështjes së tij dhe dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, nuk ka të bëj me humbjen e qetësisë, por me përpjekjen e tij të fundit për ti frikësuar prokurorët dhe gjyqtaren e çështjes. Dhe është më shumë një dëshpërim që nuk po ja del dot.

Përpara kësaj Berisha ka krijuar një mjedis frikësimi për të gjithë këta. Gjyqtaren Irena Gjoka e ka rrethuar me intimidues nga njerëz të tij në adresë të familjarëve të saj me shpresë se trembet. Prokuroren Millonai po ashtu.

Njerëz të Berishës përhapin gjithandej legjenda frikësimi ndaj tyre, shumica e të cilave janë gënjeshtra por që Berishës i nevojiten që të auto sugjestionohet se është duke i frikësuar.

Për Arben Krajën të vetmin argument ka, që dy vitet e para të jetës së tij si jurist, ishin dy vitet e fundit të diktaturës. E thotë këtë një Sekretarë partie që i ka shërbyer komunizmit shumë herë më tepër se Sigurimi i Shtetit.

Por tërbimi ndaj Arben Krajës ka dhe një shpjegim tribal. Për të rregulluar raportet e tij politike me Krajën, Berisha ka bërë shef kabineti Akil Krajën, kushëririn e tij. Natyrisht për këtë nuk ka faj as Akili, as Arbeni, por truri i Berishës funksion në atë mënyrë.

Meqë nuk funksionoi ky investim politik, tani i është turrur Arben Krajës si oficer sigurimi, ndërkohë që ai është jurist dhe jo oficer sigurimi. Ka mbaruar shkollën më 1988, kur dhe Berisha që ishte Sekretar partie kishte filluar të mos kishte më frik nga komunizmi.

Lexo edhe :  SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

E vetmja gjë që mund të ndodh është se mund të ndjehet keq shefi i tij i kabinetit, se mirë që po i shan kushëririn, se biografia e kushëririt nuk të zë, por ka pasur babin oficer sigurimi në Portin e Durrësit deri më 1990.

Nuk është as ky ndonjë krim, por meqë Berisha vendos vet standardet çfarë është krim në këtë vend, duhet të jetë më i besueshëm që të mos duket që e bën vetëm për hallin e tij, ashtu siç në fakt është e vërteta.

Tani ky njeri ka dy vjet që kur është shpallur “non grata” që thotë më gjeni një fakt të vetëm kompromentues dhe unë iki. Prokuroria i gjen jo një por disa.

Tani në vend të hedhë poshtë faktet që nuk i hedh dot, se 17 kulla nuk futen kollaj në një thes, sulmon prokurorët dhe gjykatësit që merren me këtë çështje. Pra ky nuk pranon më as faktet, as gjetësit e fakteve as gjykuesit e fakteve.

Në këto kushte debati publik nuk ka më kuptim, por duhet të shikojmë procesin juridik. Dhe ai po ecën mirë.

Sidoqoftë një lëshim mund ti bëhej lidhur me masën e sigurisë për të mos udhëtuar jashtë shtetit. Të lejohet të udhëtoj në SHBA dhe Britaninë e Madhe që t’ia plotësojnë një dëshirë./   S.M

Të fundit

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e...

Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Asgjë nuk do t’ia kthejë Mahmoud Khalil-it 104 ditët e kaluara në qendrën e ndalimit në Luiziana: “Trauma, ndarja nga bashkëshortja ime, lindja e...

Lajme të tjera

Web TV