”Përgjigja e duhur për të majtën italiane”/ Meloni shpërndan videon e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpërndarë një video të Edi Ramës, ku ai flet lidhur me marrëveshjen për emigrantët, pas pretendimeve se e majta italiane (PD) po kërkon përjashtimin e PS-së nga Partitë Socialiste Europiane.

“E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Dëgjoni përgjigjen e tij efektive”, ka shkruar Meloni në Facebook krahas videos.

Kujtojmë se kryeministri Rama nga Parisi ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, dha një intervistë për televizionin italian RETE4 dhe tha se kjo marrëveshje është hartuar nga një grup ekspertësh të të dyja vendeve dhe se respekton konventat ndërkombërare.

“Pikërisht sepse edhe ne duam të respektojmë dinjitetin e këtyre njerëzve, ne ishim shumë të kujdesshëm me numrat dhe modalitetet.

Dhe më pas ishte një grup ekspertësh italianë dhe shqiptarë që punuan për marrëveshjen nga të gjitha këndvështrimet dhe gjithashtu nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare.

Ne e dimë se jemi shumë të vegjël për të qenë zgjidhja, por ne duhet të japim një dorë. Nderojmë veten dhe nderojmë këtë miqësi të thellë me Italinë”, deklaroi Rama.

Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeminsitres italiane Giorgia Meloni është kritikuar ashpër qoftë nga opozita në Shqipëri edhe ajo në Itali./   S.M

Të fundit

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Lajme të tjera

Web TV