Paris, mbi 100 mijë vetë marshojnë kundër antisemitizmit në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100,000 persona marshuan të dielën në Paris në shenjë protesteste kundër akteve në rritje të antisemitizmit, nxitur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Në marshimin e zhvilluar nën masa të forta sigurie, mori pjesë Kryeministrja Elisabeth Borne, përfaqësues të disa partive të majta, konservatorë dhe centristë të partisë së Presidentit Emmanuel Macron, si dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Vetë zoti Macron nuk ishte i pranishëm, por shprehu mbështetjen e tij për protestën dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër “ringjalljes së antisemitizmit të shfrenuar” sikurse tha ai.

Ndërkohë kreu i partisë së ekstremit të majtë France Unbowed, Jean-Luc Melenchon, nuk iu bashkua protestës. Në një postim javën e kaluar në rrjetin social X ai shkruante se marshimi do të ishte “një mbështetje e pakushtëzuar për masakrën” në Gazë.

Autoritetet e sigurisë vendosën 3 mijë forca policie përgjatë rrugës ku u mbajt marshimi, mes një rritje alarmante të akteve kundër komunitetit hebre të Francës, që pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit.

Në Francë jeton komuniteti më i madh hebre në Evropë, por duke pasur parasysh bashkëpunimin e këtij vendi me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktet antisemitike kanë hapur tashmë plagë të vjetra.

Në marshimin e së dielës morën pjesë dhe anëtarët e familjeve të disa prej 40 shtetasve francezë të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit, si dhe të atyre që janë zhdukur apo rezultojnë të marrë peng nga grupi militant. Sipas policisë, në marshim morën pjesë 105 mijë vetë./ VOA

Të fundit

2 korrik 1877: Hermann Hesse, lindja e shkrimtarit të ndjeshëm e filozofik

Më 2 korrik 1877, në qytetin Calw të Württembergut, Gjermani, lindi Hermann Hesse, një nga shkrimtarët më të ndjeshëm...

Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Nga Fejzo Subashi. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë: për të gjitha kategoritë, të...

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Lajme të tjera

Web TV