Të dashurin e njoha në FB, nuk e donte fëmijën/ Flet 30-vjeçarja që braktisi foshnjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë opinionin publik.

Një foshnjë u gjet e braktisur në garazhin e një pallati në Yzberisht. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, një ditë më vonë, foshnja ndërroi jetë.

Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.

Ajo ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka treguar arsyet pse e braktisi foshnjën.

Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo shtoi se është penduar që e braktisi foshnjën.

“Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.”

Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?

“Në Korçë e kam takuar.”

Ku keni qëndruar atje?

“Kam njerëzit e mi.”

Ku jeni njohur?

Në rrjetet sociale.

Sa vjeç është?

Nja 32 e ça.

Sa kohë keni komunikuar?

Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.

Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?

Kishim një vit gati.

Kishe pyetur për jetën e këtij personi?

E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.

Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?

Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.

Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?

Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.

Çfarë ndodhi mes jush?

“Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.”

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV