Zëdhënësja e PD sulmon Berishën/ “Të përballet me drejtësinë, mos të fshihet si struci!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka bërë një deklaratë lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se duhet të shkojë dhe të përballet me drejtësinë e mos të fshihet si struci. Ky reagim i Karabinës vjen pasi Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën se mbahet nga Rama si shpifësh arash. Karabina thotë se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe jo të përdorë demokratët si mburojë, siç bën Hamasi me civilët, duke e krahasuar me luftën.

“Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci. Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi”, shkruan Karabina.

Karabina thotë se për hallet e tij personale dhe të familjes së tij, Berisha po mundohet të dëmtojë PD.

“Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe. Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmtojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.   Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, shkruan Karabina.

Kujtojmë që Sali Berisha ka refuzuar të shkojë të paraqitet në Gjykatë për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për çështjen ‘Partizani’./e.t

Të fundit

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV