Greqia kërcënon se do të bëhet pengesë për anëtarësimin në BE, reagon kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar këtë të martë në Berlin se shndërrimi i procesit të integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në konflikte dypalësh është i gabuar, duke dalë kundër këcënimit të Greqisë se do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama i pyetur për këtë deklaratë në emisionin “Repolitix” në Report TV tha se ka besim që kjo çështje nuk do të bëhet pengesë për Shqipërinë. Nëse pala greke do të vendosë bllokadë Rama tha “le ta bëjë”.

Pyetje: A mund të na vërë veto Greqia?

Rama: Çështja është e njohur qartë dhe s’ka vend për të bërë një reagim tjetër. Çështja Beleri është çështje e drejtësisë. Ne nuk kemi as fuqi dhe as na shkon mendja të përdorim ndonjë fuqi të pushtetit ekzekutiv për të ndikuar në pushtetin e drejtësisë. Me sa di unë kërkesa për të bërë betimin është në proces gjyqësor kur të japë vendim gjykata do ta japë dhe do ta shikojmë

Pyetje: Po për kërcënimin e Athinës se do vërë bllokadë a keni një koment?

Rama: Nuk e besoj që do arrijë të na vërë bllokadë. Është proces ky, janë hapa në Bruksel. Deri në dhjetor ka akoma kohë. Kam besim se kjo çështje nuk do bëhet pengesë për Shqipërinë.

Ne s’kemi për çfarë të ndryshojmë mendje. Topi nuk është në fushën tonë që ne të shkojmë ta kapim këtë top duhet të shkojmë te fusha ne drejtësisë dhe nuk do ta bëjmë. Çështja është në gjykatë. Nëse gjykata shprehet do të shohim si do vazhdojë. Nëse duan të na bllokojnë le të na bllokojmë./E.T

Të fundit

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të...

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

Lajme të tjera

Web TV