Kush hedh fishekzjare gjobitet deri në 40 mijë lekë/ Masa shtrënguese para festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekondat e para pas mesnate apo mbrëmjet e fundvitit kudo në Shqipëri shoqërohen me shpërthime fishekzjarresh apo lëndë të tjera piroteknike, të cilat edhe pse janë ndaluar me ligj, sërish i gjen kudo.

Jo rrallë herë kanë shkaktuar dhe incidente ku të lënduar kanë mbetur shumë qytetarë, apo janë bërë shkak për krijimin e një vatre zjarri.

Por kjo situatë nuk do të vijojë më pasi Ministria e Turizmit, Ministrinë e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nënshkruar një udhëzim të ri që përcakton nivelin e ri të zhurmave dhe ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve nga qytetarët në festa private.për arritjen e kësaj do të angazhohet policia e shtetit dhe ajo bashkiake të cilat do të kryejnë inspektime në terren. Kushdo që do të hedhë fishekzjarre qoftë individ biznes apo institucion shtetëror do të gjobitet deri në 40 mijë lekë.

“Policia e Shtetit bashkë me policitë bashkiake do ushtrojnë kontrolle për çdo burim të zhurmës përfshirë edhe këto të fishekzjarreve dhe do ndëshkojnë me gjobë këdo, qoftë operatorët privatë ekonomik, qoftë institucione shtetërore. Krahas dënimit me gjobë, mund të vendoset edhe mbyllja e përkohshme apo e përjetshme e veprimtarisë ekonomike sipas ligjit”.

Teksa festat e fundvitit po afrojnë, ministri i Brendshëm rikujtoi se sipas ligjit lejon tregtimin e fishekzjarreve vetëm për një afat  15 ditor nga data 15 dhjetor deri në 1 janar, ndërsa përdorimi i tyre do të lejohet në periudhën 27 dhjetor deri më 1 janar.  /O.S

Të fundit

Çfarë i sjell Ukrainës marrëveshja me SHBA për lëndët e para! Si do të funksionojë fondi

SHBA dhe Ukraina duan të krijojnë një fond të përbashkët investimesh dhe rindërtimi. Si do të funksionojë dhe çfarë...

Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos bini pre e agjentëve të rremë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve...

Sot seanca për dosjen “Partizani”/ GJKKO shqyrton kalimin ose jo për gjykim të çështjes

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për dosjen “Partizani”. Po sot do...

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ku u përfshi një 21-vjeçar shqiptar ka ndodhur pasditen e të dielës në Polikarpi të Almopisë, në Pella. Sipas aridaia365.gr ,...

5 Maji – Dita e Dëshmorëve, gjaku që u kthye në devizë politike e përfitime ekonomike

Nga Leonard Veizi Jemi në 5 maj. 5 Maji në Shqipëri është një dita e shënuar. Sepse pëkërisht në këtë ditë nderohen dëshmorët e atdheut –...

Lajme të tjera

Web TV