Nigeriania vendos rekord Guinness për parukën më të gjatë të punuar me dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nigeriane ka vendosur rekordin botëror të Guinness pasi ka realizuar paruken më të gjatë të punuar me dorë.

Helen Williams krijoi një paruke që shtrihej deri në 351.28 metra.

Ajo shpenzoi 11 ditë dhe 2,500 dollarë për të krijuar modelin e flokëve. U deshën 1000 tufa flokësh, 12 llak flokësh, 35 tuba ngjitës flokësh dhe 6250 kapëse flokësh.

Pavarësisht se ishte një krijuese paruke për tetë vjet, ajo tha se nuk ishte një detyrë e lehtë pasi ajo “ndihej e rraskapitur” gjatë procesit.

“Miqtë dhe familja më inkurajuan. Nuk doja t’i zhgënjeja, kështu që ruajta fokusin tim. Rezultati është paruka më e gjatë e bërë me dorë në botë,” tha ajo.

Pas përfundimit të flokëve, gjetja e një vendi për ta shtruar dhe matur me saktësi ishte e vështirë. Ajo zgjodhi ta vendoste atë në një autostradë që lidh qytetet e Lagos dhe Abeokuta më 7 korrik.

Rekordet Botërore Guinness konfirmuan rekordin të martën.

Zonja Williams ka ekspozuar parukën në zyrën e saj në mënyrë që njerëzit të mund të vijnë dhe të shikojnë përpjekjet e saj për të vendosur rekord.

Në fillim të këtij viti, Hilda Baci bëri bujë në Nigeri kur theu rekordin botëror për të gatuar pa pushim. Por ajo u rrëzua nga irlandezi Alan Fisher disa javë më parë. /O.S

Të fundit

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida,...

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve...

“Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021”

Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura...

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Lajme të tjera

Web TV