Britania nxjerr në treg monedha me figurën e James Bond

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Royal Mint, autoriteti zyrtar që lëshon monedha britanike, lançoi këtë të mërkurë një seri monedhash kushtuar koleksionistëve dhe investitorëve me personazhin e famshëm britanik James Bond, për të festuar 60 vjetorin e filmit ‘Hero’.

Kjo seri e re “u ofron fansave 007 mundësinë për të mbledhur monedha me botime të kufizuara ose për të investuar në metale luksoze, ar ose argjend”, tha organizata në një deklaratë për shtyp, duke zbuluar të parën nga shtatë monedhat.

Secila prej tyre do të kapë një skenë ikonë nga një film i agjentit sekret që korrespondon me një dekadë: i pari për vitet 1960 do të tregojë Bond Sean Connery-n të ulur në Little Nellie, helikopterin nga filmi ‘You Only Live Twice’.

Logoja ‘007’, e cila do të shoqërojë tytën e një revolveri, shfaqet në fund të monedhës, duke adoptuar stilin e viteve 60. Pjesa tjetër e monedhave do të prezantohet në fund të këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

Një monedhë shitet nga 14,50 £ (17 €) për versionin kalko-nikel dhe deri në 5,305 £ për versionin më të shtrenjtë, me më shumë se 62 gramë ar./e.t

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV