Vendet e botës me numrin më të madh të popullsisë në depresion, ku pozicionohet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon negativisht në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe vepron.

Global Health Data Exchange vlerëson se 251-310 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndërsa depresioni është i zakonshëm, ai është gjithashtu, për fat të mirë, i trajtueshëm.

Sipas një studimi të Barrës Globale të Sëmundjeve, në krye të listës së vendeve me popullsinë më depresive kryeson Grenlanda me 6.61 për qind, pasuar nga Greqia 6.52, Spanja 6.04, Portugalia 5.88, Palestina dhe Tunizia me nga 5.75 secila, Bahrejni 5.52, Maroku 5.49, Irani 5.48 dhe Lituania me 5.42 për qind.

Ndër vendet me më pak depresion janë Singapori 2.45 për qind, Timori Lindor 2.41 për qind, Peru 2.36, Mjanmari 2.28 dhe vendi me më së paku depresion është Brunei, shtet në Azi, me 1.83 për qind.
Shqipëria ndërkaq renditet e 162-ta me 3.05 për qind, derisa Kosova nuk është e përfshirë në listë.
Ndryshe, simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë si më poshtë: një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, humbja e interesit për aktivitetet e shijuara dikur, ndryshimet në oreks – humbje ose shtim në peshë, probleme me gjumin etj.

Faktorët e rrezikut për depresion përfshijnë: biokiminë (dallimet në kimikatet në tru), gjenetikë (depresioni mund të jetë i trashëguar), personaliteti (ata që janë përgjithësisht pesimistë ose kanë vetëvlerësim të ulët kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion) dhe mjedisin (ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës, abuzimit, neglizhencës ose varfërisë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion).
Depresioni prek rreth 1 në 15 të rritur në çdo vit të caktuar dhe 1 në 6 njerëz do të përjetojnë depresion në një moment të jetës së tyre.
Një studim “Our World In Data” vlerëson se rreth 3.4% (2-6% kur përfshihet marzha e gabimit) e popullsisë globale ka depresion. Bëhet fjalë për rreth 264 milionë njerëz në mbarë botën./E.Ç

Të fundit

Kumbullat e thara, zbuloni vlerat e larta ushqyese për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore. Ato...

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna e plotë në kuadratin e...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Lajme të tjera

Web TV