108-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua festoi ditëlindjen e saj të 108-të, një moment historik që pak kush ka privilegjin ta përjetojë.

Ada Daniel nga Derbyshire është e njohur së fundi, pasi mori 300 kartolina për ditëlindje, për një urim nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla.

Shtëpia e të moshuarve ku Ada qëndron, me një nisme të veçantë, bëri thirrje nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, për sa më shumë kartolina urimi. Të nesërmen në mëngjes, 135 mesazhe ishin publikuar për ditëlindjen e Adës. Ajo festoi ditëlindjen e 108-të, duke pozuar me një pije freskuar dhe fotoja u shpërnda në faqes e shtëpisë së kujdesit në “Facebook”.

Ndërkohë, jetëgjatësinë e saj, Ada ia atribuon qenve për të cilët është kujdesur në jetën e saj. Koordinatorja e shtëpisë së të moshuarve, Kelly Goucher, e përshkroi Adën si një personalitet të gjallë dhe foli për dashurinë që ajo ka pasur gjithnjë për qentë, veçanërisht për qentë zagarë.

“Një herë e pyeta se cili ishte sekreti i saj dhe ajo m’u përgjigj duke më thënë se ishte fakti që kishte qen e jo fëmijë. Ajo ka jetuar me qentë e saj në Street Lane”, tha Goucher.

E lindur në Ambergate në vitin 1915, Ada u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë Percy në moshën 27-vjeçare, në vitin 1944. Ata nuk sollën në jetë fëmijë, por jetuan të lumtur deri në momentin kur Percy ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ajo u bë pjesë e institucionit të kujdesit vetëm në moshën 103-vjeçare. Sipas të dhënave, Ada është personi i 65-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. /O.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV