Bilanci, turizmi dhe vala e të nxehtit rriti përdorimin energjisë me 4.7%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujorin e tretë me 4.7 për qind.

Bilanci i energjisë i publikuar nga INSTAT për korrik-shtator tregon se rritje kishte si nga familjet ashtu edhe nga bizneset. Kjo tendencë ishte e pritshme në kushtet e një vere me temperatura tejet të larta por edhe për fluksin e madh turistik të vendit ku bizneset e sektorit por edhe ato të industrive mbështetëse e më gjerë punuan me kapacitet të plotë.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2023, u rrit me 4,7%, duke arritur vlerën 1.586 GWh nga 1.514 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 5,2%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 4,3%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti raportoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,9 %. Kjo ecuri pozitive lidhet me faktin e një viti hidrik të favorshëm sikurse ka rezultuar ky vit.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17,5%, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,7%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 21,5% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike”, nënvizon INSTAT.

Falë një situate më të favorshme hidrike importet kanë rezultuar më të ulëta se një vit më parë ndërkohë që edhe eksportet kanë rezultuar më të ulëta për faktin që ndryshe nga viti 2022 kompanitë publike u treguan më të kujdesshme me menaxhimin e rezervës hidrike.

Lexo edhe :  Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

“Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2023, arriti vlerën 755 GWh nga 1.142 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 33,9%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 453 GWh nga 670 GWh duke shënuar një rënie me 32,5%.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2023, prodhuan 1.236 GWh nga 1.026 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 20,4%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 346 GWh nga 324 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,6%.Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2023 është -302 GWh, nga -472 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022”, vlerëson INSTAT.

Të dhënat tregojnë për një rritje të humbjeve në sistemin e shpërndarjes e lidhur kryesisht me ato teknike dhe që vjen si rezultat i rrjetit të amortizuar. Kujtojmë që kompanitë publike kanë pezullim të investimeve për shkak të emergjencës në furnizim e cila pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti. Në total në gjithë rrjetin humbjet janë në rënie./ MONITOR

Të fundit

Nico Williams shokon Barcelonën, rinovon kontratën me Athletic Bilbaon për 8 vite

Nico Williams ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon. Sulmuesi i Spanjës ka nënshkruar deri në vitin 2035 dhe klubi...

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në 5 vende vakante në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit...

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe...

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

6 vjet pasi u shkarkua nga KQZ, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit, Agim Kajmaku, ish-kryetar socialist i bashkisë Vorë, ka fituar në betejë...

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve Straubing dhe Plattling në Bavari....

Lajme të tjera

Web TV