Ndotja e ajrit, përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, thuhet në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA).

Grimcat e imta apo PM2.5, iu referohen grimcave që kryesisht krijohen nga tymi që lirohet nga makinat dhe termocentralet me qymyr.

Këto grimca të imta mund të hyjnë thellë në traktin respirator, duke shkaktuar rrezik që njerëzit të preken nga bronkiti, astma dhe sëmundje të mushkërive.

“Sipas vlerësimeve të fundit të EEA-së, të paktën 253.000 vdekje në BE më 2021 u janë atribuuar ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, që ishin të ndotura përtej nivelit të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, u tha në raportin e kësaj agjencie të BE-së.

Agjencia tha se këto vdekje “ka qenë e mundur që të shmangen… nëse përqendrimet e grimcave të imta do të ishin në nivelin e rekomandimeve të OBSH-së”.

Raporti paraqet shifra më të larta të vdekjeve krahasuar me vitin 2020, kur për shkak të ndotjes së ajri ishte vlerësuar se kishin vdekur 238.000 persona.

Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedis rritja e numrit të vdekjeve mund të shpjegohet me rritjen e ekspozimit ndaj ndotësve dhe me rritjen e mortalitetit në Evropë, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19./O.S

 

Të fundit

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Lajme të tjera

Web TV