Ne e dimë: alkooli, veçanërisht i tepërt, nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Për të kufizuar konsumimin e verës në tavolinë ekziston një truk i thjeshtë. Dhe funksionon.
Për shumicën prej nesh ky nuk ishte një lajm i mirë: nuk është e vërtetë që një gotë verë “bën gjak të mirë”. Pra, si mund të pimë pak më pak?
Duket e parëndësishme, por funksionon. Nëse dëshironi të pini më pak alkool, truku është i thjeshtë: përdorni gota më të vogla . Është verifikuar në terren, apo në tavolinë: mjafton pakësimi i kapacitetit të gotave për të ulur sasinë e verës së konsumuar gjatë javës.
Këtë e dëshmoi hulumtimi i kryer në 260 familje britanike dhe i botuar në revistën shkencore “ Addiction” .
GOTA TË VOGLA. Familjeve iu kërkua të blinin një sasi të paracaktuar verë për ta konsumuar në shtëpi. Për më tepër, atyre u shpërndanë rastësisht gota më të vogla (290 ml) ose pak më të mëdha (350 ml) për t’u përdorur gjatë vakteve.
Dy herë, në intervale 14-ditore, studiuesit monitoruan sasinë e verës së konsumuar në familje. Rezultati? Ata që kishin përdorur gota më të vogla kishin pirë më pak: në detaje, rreth 6.5% më pak. Nuk është shumë, por për studiuesit, një rënie e tillë tashmë ka përfitime shëndetësore .
Megjithatë , blerja e verës në shishe më të vogla nuk shkaktoi ulje të sasisë së pijes. Së fundi, le të kujtojmë: ka verë dhe verë. Është në rregull të pish pak, por të paktën është cilësor, pasi alkooli i lirë është edhe më keq ./ Përshtatur nga Focus.it S.M