Perceptimi i diskriminimit gjinor në ditët e sotme në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë shqiptare ndihen më të varfra në krahasim me burrat.

Të dhënat e Eurostatit për vitin 2022 konfirmojnë fenomenin e diskriminimit gjinor qoftë në familje apo në punë; përkundrejt një raporti 55.6% për gratë dhe 54.7% për burrat.

“Deri sa nuk marr lek në shtëpi, punoj, pastroj… Kush më paguan mua? Punë e papaguar është. Gratë vuajnë më shumë; punojnë më shumë. Unë i bëj më shumë shërbim familjes, ndërsa burrat se kanë mendjen te shtëpia, te familja. Gratë nuk vlerësohen”– tha një qytetare.

“Burrat paguhen më shumë nga lloji i punës që bëjnë”– u shpreh një tjetër.

Bleona është një vajzë e re e dypunësuar, si mësuese gjeografie dhe si shitëse në kioskë; me të ardhurat që fiton ajo e ndjen veten të barabartë me një djalë; mirëpo mendon se shoqëria patriarkale është ende e gjallë në zonat rurale.

“Unë punoj edhe zysh edhe këtu. Besoj se rroga ime është ok, nuk e ndjej këtë diskriminim. Më shumë i ka gruaja përgjegjësitë se burrat në kohët që kanë ardhur. Në rrethe është mentaliteti, burrat dalin, gruaja merret me punët e shtëpisë. Edhe pse bëjnë shumë punë, nuk paguhen për këtë gjë”– tha Bleona.

E të njëjtit mendim është edhe Teuta, që shet gazeta prej tre dekadash  në Tiranë. Mirëpo me historinë e saj të zgjimit herët çdo mëngjes, tregon një shembull frymëzues pune që shpërblehet pavarësisht gjinisë.

“Në zonat rurale punohet më shumë në punë bujqësie në tokat e tyre, sepse nuk para i nxjerrin. Kam shoqe që punojnë me pronare e që nuk janë të kënaqura se thonë punojmë më shumë sec na paguajnë. Unë vetë kam 33 vjet që punoj këtu, dal nga shtëpia që në 4 e gjysmë të mëngjesit. E më thonë bravo të qoftë. Ja del, ka shumë femra që ja kanë dalë!”- u shpreh Bleona./O.S

Lexo edhe :  Orë kritike për jetën e avokatit/ Sokol Mëngjesi nën monitorim intensiv nga mjekët

Të fundit

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Shehi: Parlamenti s’mund të jetë peng i 10 vetëve që veshin nga një bluzë

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin ‘Open” në News24 se protestat mund të merren në konsideratë jo me 300 vetë, por nëse...

Lajme të tjera

Web TV