Acari mbërthen vendin, termometri arrin -13 gradë në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperatura të acarta kanë përfshirë Dibrën. Termometri gjatë natës ka shënuar vlerat më të ulëta -13°. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë, por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet antirrëshqitëse.

Rruga e Arbrit është e kalueshme, por ka prezencë të akullit në orët e para të mëngjesit dhe të darkës.

Prezencë të akullit ka edhe tek pishat e Bulqizës edhe pse rruga është kriposur. Aksi Peshkopi-Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe të darkës duhet të përdoren zinxhirët.

Rrugët e njësive administrative janë hapur, po punohet për rrugën e Lurës, dhe mjetet e bashkisë kanë nisur hapjen e rrugëve të fshatrave.

Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, por ka ende njësi administrative dhe fshatra pa energji.

Prej dy ditësh kanë punuar 6 grupe të OSHE dhe OST, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe 3 grupe  nga Kavaja dhe Durrësi, për të përshpejtuar riparimin e defekteve të shkaktuar nga moti i keq.

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer energjia në qytetin e Bulqizës, por ka ende disa njësi administrative pa energji.

Fatmirësisht nga zonat e thella nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore në 24 orët e fundit./  S.M

Të fundit

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

“Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat...

Lajme të tjera

Web TV