E rëndë/ Prifti abuzonte seksualisht me vajzën 12-vjeçare të shokut të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prift kalendarik 68-vjeçar në Salaminë është vënë në pranga mesditën e së dielës për akte seksuale me një të mitur që nuk kishte mbushur moshën 12 vjeçare.

Siç rezultoi nga hetimi i EL.AS-it, prifti 68-vjeçar ka qenë i njohur i babait të të miturës dhe duke përfituar nga njohja e tyre, ka vizituar shtëpinë e familjes kur prindërit nuk ndodheshin aty dhe ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj 12- vjeç.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që 68-vjeçari përfshihet në raste të tilla, pasi në të kaluarën është akuzuar për krime të ngjashme. Ai në vitin 2018 është akuzuar për akte seksuale ndaj një djali 13-vjeçar.

Sipas EL.AS., urdhër-arresti është lëshuar në bazë të dosjes dhe kallëzimit të paraqitur muajin e kaluar, sipas të cilit në një kohë të pacaktuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, i akuzuari ka kryer akte seksuale me një të mitur.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në vendin ku ai kryente detyrat fetare, u sekuestruan media dixhitale, përmbajtja e të cilave do të hetohet nga laboratorët e mjekësisë ligjore.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Pireut./O.S

Të fundit

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të saj, Adriatik Lapaj. Lajmi i parë:...

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Lajme të tjera

Web TV