35-vjeçari në burg pas martesës me të miturën, 14-vjeçarja në lot: E dua, të lirohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14-vjecarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur. Në një një lidhje telefonike për Top Channel, 14-vjeçarja mes lotësh, kërkoi që të ribashkohej me 35-vjeçarin pasi, sipas saj, vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt.

Ajo tha se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë ku shtoi se mes familjeve ka patur konflikte dhe, sipas saj, prindërit i kanë thënë “Nuk je më vajza jonë”.

“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri. Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e [kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”, tha 14-vjeçarja.

E do Aranitin

“E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua. Jam shumë e bindur. Dua të jem me të, kjo është dëshira ime”, tha 14 vjeçarja

 “Duhet të kesh besim që drejtësia do të funksionojë dhe e dyta ki më shumë ëndrra dhe dëshira për vete të kesh një profesion dhe një punë”, këshilloi psikologja.

Lexo edhe :  Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike

Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti.  Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë dhe se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës./O.S

Të fundit

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut/ Bylykbashi: Takim i frytshëm!

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me...

Plagoset kryeministri sllovak, dërgohet në spital

Kryeministri sllovak Robert Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë pranë Bratislavës.  Ndërkohë është arrestuar një...

Lajme të tjera

Web TV