Kush është Yekaterina Duntsova, ish gazetarja që kërkon të rrëzojë Putinin nga pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yekaterina Duntsova, e cila dëshiron të kandidojë për presidente të Rusisë, është shprehur se Kremlini duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë, të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të miratojë reforma të mëdha për të ndalur konfliktin midis Rusisë dhe Perëndimit.

Pothuajse 32 vjet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991 ka shpresa se Rusia do të bëhet një demokraci e hapur, tha Dutsova, 40 vjeç, një ish gazetare dhe nënë e tre fëmijëve.

Duntsova shpjegon se ajo tregohet shumë e matur në fjalët që thotë për shkak se në Rusi ka ligje që mund të përdoren për të ndjekur penalisht kritikët e asaj që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” dhe thotë se ajo është paralajmëruar të mos flasë shumë me korrespondentët e huaj.

Rusia e Putinit

Mbështetësit e Putinit  thonë se ai ka rivendosur rendin dhe një pjesë të lavdisë ruse që humbi gjatë kaosit të rënies së Bashkimit Sovjetik. E pyetur se çfarë mendon për Putinin, Dutsova qesh me nervozizëm.

“Unë nuk mendoj për Putinin”, përgjigjet ajo. “Kur dikush është në Europë dhe SHBA, ata thonë se Rusia dhe rusët janë Putin dhe kjo nuk është e saktë,” tha ajo.

“Unë nuk e mbështes luftën, sepse vendimi nuk është marrë nga të gjithë qytetarët e këtij vendi”, shpjegon ajo.

E pyetur për kritikat nacionaliste se shumë mbështetës të demokracisë liberale në Rusi janë agjentë perëndimorë të prirur për të shkatërruar Rusinë, ajo u përgjigj: “Unë nuk jam agjente e CIA-s”.

Madje, ajo tha se fatmirësisht ende nuk është etiketuar si “agjent i huaj” nga Ministria e Drejtësisë.

“Unë e dua vendin tim,” thotë Dutsova, e cila ka lindur në qytetin siberian të Krasnoyarsk dhe jeton në qytetin provincial të Rzhev në Tver Oblast.

Lexo edhe :  Parashikimi i "The Economist": Amerika, drejt një tronditjeje të fuqishme ekonomike

Lufta e re e Ftohtë?

Prokurorët e thirrën atë javën e kaluar për të diskutuar pikëpamjet e saj politike, duke përfshirë “luftën dhe paqen”. Ajo qeshi kur u pyet për një artikull rus në internet që e quante “Catherine III” dhe duke përmendur Indira Gandhi dhe Nelson Mandela si heronjtë e saj.

Rusia, sipas saj, duhet të lirojë të burgosurit politikë, përfshirë Alexei Navalny. Propozimet e saj për të çliruar vendin nga sundimi autoritar post-sovjetik i Putinit dhe nga patriotizmi bosh dhe për t’i dhënë pushtet parlamentit do të shkaktonin një tërmet në Rusi.

Siç shpjegon ajo, palët e vijës së ashpër në Perëndim dhe në Rusi do të ishin të lumtur ta shihnin vendin e saj të izoluar.

“Çdo ditë bëhet e qartë se ligjet do të bëhen më të rrepta dhe se do të ketë gjithnjë e më pak të drejta dhe liri”, përfundoi ajo./O.S

Të fundit

Londra i refuzon mbrojtjen princit Harry: Jam i rrënuar, dua të pajtohem me familjen

“Jam i shkatërruar”, pranoi princ Harry në një intervistë për BBC, pasi Gjykata e Apelit në Londër refuzoi kërkesën e tij...

Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot

Eduard Zaloshnja KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Sot, tetë ditë para...

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Makina bie në lumë, brenda 35-vjeçarja me dy fëmijët (FOTO)

Paraditen e sotme rreth orës 10:40, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës. Sipas informacioneve policore, një automjet tip “Renault” ka...

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie. Mu...

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa...

Lajme të tjera

Web TV