Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë e të flamurit.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare!”,-shkruan Basha.
Si sot para 111 viteve është ngritur në Vlorë flamuri kuq e zi si simbol i shpalljes së Shqipërisë si një shtet sovran e i pavarur. / S.M