Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në grupin B.

Epërsinë “Topçinjve” ia dha Kai Havertz pasi shënoi për 1-0 në minutën e 13-të.

Vendasit dyfishuan epërsinë në minutën e 21-të ku kësaj radhe Gabriel Jesus realizoi për 2-0 me një gol të bukur.

Vetëm tre minuta më vonë, Bukayo Saka u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të çuar shifrat në 3-0 pas vetëm 23 minutave lojë.

Francezët kërkuan penallti në minutën e 36-të por VAR-i bëri me dije se gjithçka ishte e pastër  dhe ndeshja vazhdoi.

Arsenali nuk u ndal më kaq dhe shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht me anë të Gabriel Martinellit në minutën e 27-të dhe më pas me Odegaard në minutën e 46-të.

Me rezultat 5-0 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.

Pjesa e dytë ishtë ‘e varfër’ sa i përket golave me Arsenalin që shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 86-të me anë të Jorginhos për rezultatin e thellë 6-0.

Arsenali tashmë ka siguruar kualifikimin dhe është lider i grupit me 12 pikë, katër më shumë se vendi i dytë PSV Eindhoven.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Sevilla dhe PSV, fitues dolën holandezët me rezultatin 2-3. Spanjollët ishin në avantazhin e dy golave, por u përmbysën në fraksionin e dytë pas daljes me të kuqe të Ocampos e tashmë nuk kanë më shans për kualifikim.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV