BE presion Greqisë për Shqipërinë/ Zbulohet hapi tjetër i Athinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa ditë që në Athinë zhvillohen konsultime intensive diplomatike, në mënyrë që Greqia të japë miratimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve anëtare të BE-së drejt Shqipërisë,që ajo të fillojë negociatat për hapjen e grupit të parë të kapitujve të anëtarësimit, proces që Athina e mban të ngrirë për shkak të çështjes Beleri.

Sipas gazetës Kathimerini, diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE të mërkurën e ardhshme, pasi Shqipëria përfundoi me sukses të premten e kaluar fazën e parë të negociatave të anëtarësimit (procesin e shqyrtimit), pas 14 muajsh konsultimesh.

Zhvillimet në fjalë vijnë në një moment kur sipas burimeve diplomatike presioni ndaj Athinës është i madh. Javën e kaluar ministria e Jashtme gjermane ka deklaruar se “çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pasi është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet”.

Gjithashtu Kathimerini thekson se sipas një zyrtari evropian edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e shqetësuar me qëndrimin e palës greke.

Megjithëse para disa ditësh ministri i shtetit Savros Papastavrou që kishte vizituar edhe Fredi Belerin në burg, ka deklaruar se çështja e tij është thellësisht evropiane dhe nuk është dypalëshe, pasi ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor, burime diplomatike në Athinë thonë se qeveria greke po shqyrton aktualisht qëndrimin që do të mbajë, pasi nuk mund të “bllokojë” për një kohë të gjatë çështjen në fjalë, e cila në çdo rast është një procedurë kryesisht e nivelit teknik.

Për këtë arsye, Athina po shqyrton mundësitë e “bllokimit” në fazën tjetër të procesit përkatës, në rast se përfundimisht do të hapet drita jeshile për dërgimin e letrave në emër të Këshillit Europian në Tiranë dhe Shkup./O.S

Të fundit

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Kreshnik Spahiu: Pse Berisha në Bruksel u nxiu imazhin shqiptarëve dhe jo Ramës?

Sot në Europë kishte tre lajme për Shqipërinë: 1- Mediat britanike por edhe ZDF gjermane i bënin thirrje shtetasve britanik apo gjerman të dynden në...

Lajme të tjera

Web TV