Këngëtarja shqiptare rrëqeth me historinë e saj: Piva ilaçe të vrisja veten…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, një 21-vjeçare që ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, luftën e vazhdueshme me depresionin.

Ajo është Anula Xhaferraj, e cila është një këngëtare e re e muzikës hip hop, rep, që po depërton në muzikën shqiptare. 21-vjeçarja tregoi fillimisht se si kuptoi se ishte bipolare dhe si nisi ankthi.

Më pas e reja rrëfeu se familja i ka qëndruar shumë pranë dhe ishte ajo që e dërgoi te psikiatra. Madje psikiatra e parë ka gabuar totalisht kurën dhe e bëri me keq. Por më pas ka ndryshuar edhe 2-3 psikiatri të tjera.

Xhaferraj ka shtuar se ka tentuar edhe të vetëvritet, duke marrë 40 doza ilaçesh. E menjëherë pas këtij episodi, ajo ka vendosur që të ndryshojë rrjedhën e jetës së saj.

Erjona Rusi: Çfarë e bëri atë pikën e kthesës, momentin e kthesës?

Anula Xhaferraj: Deri në një periudhë, para disa muajsh, unë merrja mbidoza.

Erjona Rusi: Mjekimesh apo lëndësh narkotike?

Anula Xhaferraj: Mjekimesh. I merrja për të mbyllur kapitull apo si mund ta shpreh… isha e lodhur

Arjon Muça: Ti doje të vetëvriteshe?

Anula Xhaferraj: E mendoja ndonjëherë, po

Arjon Muça: Pra qëllimi që merrje më shumë medikamente ishte që… dhe shpresoje që ky medikament…

Anula Xhaferraj: Po, kam arritur deri në 40 kokrra. Po përmend një fragment që ma ka thënë toksikologia. Më ka thënë që ‘nuk të kemi shpëtuar ne, të ka shpëtuar Zoti’. Kështu që unë i jam falënderuese Zotit që jam akoma këtu. Që pas asaj here unë kam hequr dorë, thashë stop, se merrja përherë mbidoza, pothuajse 1-2 ditë, nga 10-20 derisa arrita në 40, që arrita pothuajse fundin.

Lexo edhe :  Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Erjona Rusi: Po familjarët nuk kishin kuptuar gjë?

Anula Xhaferraj: Kur je në atë pikë nuk të kontrollon as familja më, pavarësisht se ata mundoheshin dhe më rrinin afër. Unë gjeja momentin.

Anula Xhaferraj: Patjetër. Arrita në një pikë, me shumë sforco që të hiqja dorë nga mbidoza. Kam qëndruar 1 javë e shtruar në toksilogji, që pas asaj here kam mbledhur forcat dhe kam thënë ‘Ana ça je duke bërë’.

Erjona Rusi: Si ndodhi ky ndryshimi?

Anula Xhaferraj: Pashë familjen që po sforcohej shumë, po vuante tej mase. Arritën në një pikë që edhe ata nuk kishin më forcë./E.T

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV