Tashmë është bërë traditë që festat e 28-29 Nëntorit të festohen kudo ku ka shqiptarë.
Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku shqiptarët janë bërë bashkë dhe kanë festuar me flamuj dhe veshje patriotike.
Por një i ri shqiptar ka zgjedhur pikërisht ditën e djeshme që t’i propozojë për martesë të dashurës së tij gjermane.
Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, e reja gjermane e veshur kuqezi ka pranuar dhe të dy kanë festuar me miqtë e tyre./ S.M